Udhëtim strategjik për korçarët: Dy ndalesa për të mbërritur të freskët në Peshkopi
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Skuadra e Skënderbeut ka nisur këtë pasdite udhëtimin drejt Durrësit. Korçarët zhvilluan më parë stërvitjen paraditen e sotme, dhe më pas u nisën për në bregdet.
Sipas informacionit zyrtar, ekipi do të qëndrojë në Durrës, ku nesër do të zhvillojë një seancë stërvitore, ndërsa të shtunën do të niset drejt Peshkopisë për përgatitjet finale para ndeshjes.
Duke qenë se rruga nga Korça në Peshkopi është e gjatë, planifikohet që të ketë dy ndalesa gjatë udhëtimit, në mënyrë që lojtarët të mos ndjejnë lodhjen dhe të mbërrijnë të freskët për sfidën.
"KORCA BOOM"



















