Skënderbeu me një mungesë kyçe në transfertën ndaj Korabit
- Korca Boom
- 10 minutes ago
- 1 min read
Skënderbeu do të luajë këtë fundjavë në transfertë ndaj Korabit në Peshkopi, një takim që premton të jetë i vështirë, edhe pse kundërshtari nuk konsiderohet nga më të fortët e kategorisë. Megjithatë, vlerësimi i ekipit vendas është maksimal, duke paralajmëruar një sfidë serioze për korçarët.
Fokusi kryesor i skuadrës së Skënderbeut lidhet me mungesën e ndjeshme të Estrelas. Mesfushori i korçarëve ka pësuar dëmtim në kavilje dhe nuk do të jetë në dispozicion për këtë takim. Në vend të tij, trajneri Gjoka mund të vendosë Janaqin ose të ndryshojë sistemin e lojës duke aktivizuar Gjinin në mesfushë. Pavarësisht mungesës, vlerat e Estrelas janë të qarta, dhe kjo sfidë kërkon nga trajneri të bëjë llogaritë pa asnjë gabim.
"KORCA BOOM"
















