Rikthehet Mziu, Korabi gati për testin e madh ndaj Skënderbeut
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Kapiteni i skuadrës dibrane, Sokol Mziu, ka folur për objektivat e Korabit dhe për përballjen e radhës ndaj Skënderbeut. 38-vjeçari, lojtari më i moshuar i Kategorisë së Parë, do të rikthehet në fushë pas pezullimit për shkak kartonësh, mungesë që penalizoi ekipin në ndeshjen e fundit.
I pyetur në lidhje me objektivin e skuadrës dhe nëse Korabi mund ta ndalë Skënderbeun, Mziu shprehet i qartë:
“Korabi hyn në çdo ndeshje për tri pikë, pavarësisht kundërshtarit. E dimë shumë mirë forcën e Skënderbeut dhe faktin që përballemi me një skuadër shumë të fortë, por gjatë gjithë javës do të punojmë të përqendruar maksimalisht për këtë takim, me synimin për të marrë rezultatin që kërkojmë. Shpresoj dhe uroj të bëjmë një paraqitje mbresëlënëse.”
Korabi synon të rikthehet te rezultatet pozitive, ndërsa përballja me Skënderbeun konsiderohet një test i fortë për ambiciet e skuadrës dibrane.
"KORCA BOOM"



















