Tronditje: Futbollisti 22-vjeçar v*es pas plagëve nga p*lumbi “qorr"
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Futbollisti brazilian 22-vjeçar, Joao Victor da Silva Santos, ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një feste në qytetin Maceio, Brazil, disa javë më parë.
Lojtari u godit nga një plumb “qorr” dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi në koma për disa javë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, i cili ka tronditur komunitetin sportiv dhe gjithë vendin.
Joao Victor ka luajtur si mesfushor, duke filluar karrierën tek Cruzeiro dhe më pas te ekipet Athletic, Sao Bernardo, CRB dhe Santos AP.
"KORCA BOOM"



















