Babë dhe bir kontrabandonin ilaçe nga Italia, procedohet 26-vjeçari dhe përfundon 53-vjeçari në pranga
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Policia e Vlorës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar shtetasin P. Ç., 53 vjeç, si dhe duke nisur procedim penal ndaj djalit të tij, D. Ç., 26 vjeç.
Mendohet babë e bir tregtonin në Vlorë mallra të futura në mënyrë të paligjshme nga Italia.
Gjatë kontrolleve të kryera mbrëmjen e djeshme, P. Ç. u kap në flagrancë teksa transportonte me automjet medikamente mjekësore dhe celularë, të dyshuara si produkte kontrabandë nga Italia.
Mallrat u sekuestruan si prova materiale.
Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















