LAJMI FUNDIT/ Sherr me th*ka në një lokal lagjen 4 në Korçë. 17-vjeçari plagos 37-vjeçarin që përfundon në spital!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K. 17 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”



















