(EMRI)/ E rëndë: 65-vjeçarja humb jetën pasi u sulmua nga qeni i fqinjit
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në zonën e Belshit, ku një grua e moshuar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një qen.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçarja Emine Agolli, nga fshati Çërragë, është plagosur rëndë në gjymtyrët e poshtme si pasojë e kafshimit të qenit në pronësi të fqinjëve. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, duke sjellë humbjen e jetës.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merren masa ndaj personit përgjegjës për mbajtjen e kafshës./ Euronews
“KORÇA BOOM”



















