top of page

(EMRAT)/ Plagoset me th*kë 34-vjeçari në Korçë, autor një i mitur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës.


Autori është 17-vjeçar, Petraq Koci ndërsa i plagosur ka mbetur 34-vjeçari, Bernard Qelemeni. Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte në Greqi.


Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.


“Korçë/Informacion paraprak. Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page