Lëkundjet e tërmetit në Korçë, Instituti i Gjeoshkencave: Magnituda 4.1 ballë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në vendin tonë.
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëri me dije përmes një njoftimi se, lëkundjet me magnitudë 4,1 të shkallës Rihter u regjistruan në ora 19:50, në qarkun Korçë.
Epiqendra e tërmetit ishte në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave në thellësi 5–15 km.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme.
“KORÇA BOOM”



















