top of page

30 minuta ankth në juglindje, tre tërmete të ndiera

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Tre tërmete radhazi janë ndjerë në juglindje të vendit, duke shkaktuar momente tensioni dhe frike tek qytetarët. Brenda një harku kohor prej rreth 30 minutash, qyteti i Korçës ka përjetuar lëkundje sizmike të njëpasnjëshme.


Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i parë ka pasur magnitudë 2.7 ballë, ndërsa pas tij është regjistruar lëkundja më e fortë me magnitudë 3.8 ballë.


Aktiviteti sizmik është mbyllur me një tërmet të tretë me magnitudë 3.0 ballë.


Të paktën deri në këto momente, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

"KORCA BOOM"


bottom of page