Momente ankthi për Alfred Moisiun, dërgohet me urgjencë në spital
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore.
Burime spitalore bëjnë me dije se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje.
Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.
Sipas informacioneve zyrtare nga QSUT, parametrat jetësorë të Alfred Moisiut janë aktualisht stabël. Mjekët po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe po vlerësojnë në dinamikë gjendjen shëndetësore për të përcaktuar momentin e duhur për kryerjen e një ndërhyrjeje të nevojshme mjekësore.
Autoritetet shëndetësore pritet të japin informacion të mëtejshëm në orët në vijim, në varësi të ecurisë së gjendjes së tij shëndetësore.
"KORCA BOOM"



















