Korça nuk gjen qetësi, tërmet i fuqishëm në orën 23:18
- Korca Boom
- 3 minutes ago
- 1 min read
Një tjetër tërmet është regjistruar në qarkun e Korçës mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar sërish momente frike tek qytetarët. Lëkundja sizmike është ndjerë rreth orës 23:18 dhe është perceptuar si mjaft e fuqishme.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti i pestë i regjistruar gjatë ditës ka pasur magnitudë 3.7 ballë. Epiqendra e tij ka qenë rreth 6 kilometra larg qytetit të Bilishtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë fort edhe në qytetin e Korçës dhe zonat përreth.
Deri në këto momente, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
"KORCA BOOM"



















