top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Sot Skënderbeu për një tjetër fitore ndaj Tiranës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Sot Skënderbeu në volejboll për meshkuj do të rikthehet në shtëpi të luajë ndeshjen e radhës në Ligën “Gjergj Kastroti” teksa do të presë Tiranën.


Njoftimi i klubit bardhekuq bën me dije se sot në orën 17:00 Skënderbeu do të luajë ndaj Tiranës në një ndeshje që pritet të luhet te Qyteza e Fëmijëve, për shkak të rikonstruktimit të pallatit të sportit “Tamara Nikolla”.


Sigurisht që në këtë ndeshje është e domosdoshme edhe mbështetja e tifozërisë bardhekuqe që nuk ka munguar në këtë sezon për këtë Skënderbe që po bën një tjetër paraqitje dinjitoze.


Forca sot “Ujqër”! Një tjetër fitore për djemtë bardhekuq!

“KORÇA BOOM”


bottom of page