top of page

MBYLLET merkatoja/ Skënderbeu prezanton Gjumsin, Dobjanin, Beshiraj, etj. Ja CV e blerjeve dimërore te bardhekuqtë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Skënderbeu ka mbyllur merkaton dimërore me 6-të afrime, ku më shumë shikohen si afrime cilësore dhe me shumë vlerë që do të vlejnë edhe në ligën superiore. Padiskutim që me këto afrime është mbyllur edhe merkatoja, ndërkohë që ditën e djeshme janë prezantuar të gjitha afrimet e reja.


Ne po sjellim CV e të gjithë futbollistëve, nga vijnë dhe ku luajnë, të cilat i sjellim një e nga një më poshtë:

 

Mario Beshiraj është futbollist që ka ardhur nga Teuta këtë merkato dimërore, ndërkohë që në prezantimin e parë në ndeshjen e fundit me Kastriotit debutoi me gol. Futbollisti 26-vjeçar është 1.84 i lartë dhe luan në vijën e parë të sulmit, madje bën edhe qendërsulmuesin, si dhe ouan në të dy krahët e sulmit. Lojtari sipas transfermarkt vlen 150 mijë euro.


Aldi Gjumsi është një lojtar që bëri shumë bujë javë më parë, pasi vinte nga Tirana dhe padiskutim që është një talent që mund të bëjë emër te Skënderbeu. Luan në majë të sulmit, apo edhe në krahun e djathtë, ndërkohë që 23-vjeçari vlen 75 mijë euro sipas transfermarkt. Është shtashkurtër dhe ka debutuar në fushë me Skënderbeun.


Ilir Dobjani Portieri nga Kavaja erdhi me urgjencë në këtë merkato dimërore te Skënderbeu, pas dëmtimit që pësoi Marko Alia. Madje 25-vjeçari në përballjen ndaj Kastriotit ishte në stol, duke qenë se erdhi orët e fundit në juglindje dhe ndoshta në ndeshjen e radhës do të jetë në formacion. Dobjani ka qenë me skuadra të tilla si, Besa, Egnatia, Laçi dhe së fundi Vushtria në Kosovë.


Elias Aarflot është një tjetër emër që ka mbërritur në këtë merkato dimërore te Skënderbeu dhe vjen nga Norvegjia. Edhe Aarflot luam si sulmues në qendër të saj, ndërkohë që 22-vjeçari shikohet si një talent dhe gjatë karierës së tij ka luajtur vetëm në Norvegji, ndëkohë që është hera e parë që luan jashtë shtetit të vet. I urojmë suksese sulmuesit norvegjez.


Klaidi Çela është një tjetër futbollist që vjen si përforcim në repartin e prapavijës, në mbrojtje. Është 1.91 m i gjatë, ndërkohë që është me dy pashaporta shqiptare dhe kanadeze. Sipas transfermarkt Çela vlen 100 mijë euro dhe 26-vjeçari dhe është rritur në Kanada ku ka luajtur, madje ka provuar një herë edhe në Kosovë te Liria për 1 sezon. Ende nuk e kemi parë prezantimin e tij te Skënderbeu, por pritet që te jetë në fushë shumë shpejt.


Klejdi Paloka është blerja e gjashtë dimërore për Skënderbeun. Shkodrani 23-vjeçar luan si mesfushor, ndërkohë që edhe ky ka qenë pjesë e Vushtrisë në Kosovë, por ka luajtur edhe në Shkodër me moshat, apo edhe me Burrelin. Ka qenë edhe pjesë e kombëtares shqiptare të moshave dhe shikohet si një talent.


Të gjashtë blerjeve të reja te Skënderbeu u urojmë mirëseardhjen në qytetin juglindor dhe suksese me fanelën bardhekuqe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page