Aksident me vd*kje, humb jetën 65-vjeçarja!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi pasditen e së enjtes në Tiranë.
Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















