Gjyqtarët në fokus: Sa të përgatitur janë për sezonin e ri
- Aug 20, 2025
- 1 min read
Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit po zhvillon një seminar tre-ditor për zyrtarët e ndeshjeve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, në kuadër të nisjes së sezonit futbollistik 2025/26, që starton të premten.
Ky seminar vjen pasi arbitrat kanë përfunduar me sukses testet fizike, të zhvilluara më herët. Gjatë këtyre ditëve, vëmendja është përqendruar në analizimin e situatave të ndryshme të lojës, si dhe në interpretimin e saktë të rregulloreve, me qëllim rritjen e standardit të arbitrimit në garat kombëtare.
Këto përgatitje janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSHF për të rritur profesionalizmin dhe cilësinë e gjykimit në fushën e lojës.
“KORÇA BOOM”
















