E papritur: Gjendet i pajetë 44-vjeçari në hyrje të pallatit
- 5 hours ago
- 1 min read
Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë pranë banesës së tij në kryeqytet, ku dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet E. H. është konstatuar pa shenja jete nga kalimtarë, në hyrje të pallatit ku jetonte. Ata kanë njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse, por fatkeqësisht, kur mbërritën në vendngjarje, autoritetet vetëm sa kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka qenë një arrest kardiak, ndërsa priten rezultatet e ekzaminimeve për të përcaktuar saktësisht rrethanat.
Rastet e arrestimeve kardiake po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke prekur jo vetëm moshat e treta, por edhe persona relativisht të rinj, çka ka rritur shqetësimin për kujdesin ndaj shëndetit dhe kontrollet e rregullta mjekësore.
“KORÇA BOOM”
















