top of page

Ngjarje tragjike: 46-vjeçari humb jetën gjatë peshkimit

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.


Sipas informacioneve paraprake, viktima, e identifikuar si Sazan Sula, dyshohet se ka qenë duke peshkuar pranë urës së “Prekanit” në Shënkoll, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Goditja elektrike dyshohet t’i ketë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi.


Autoritetet pritet të kryejnë ekspertimet përkatëse për të përcaktuar nëse ka pasur problem në rrjetin elektrik apo rrethana të tjera që kanë ndikuar në ngjarje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page