top of page

Devolli pëson humbjen e javës, mungesat e rëndësishme ndihmojnë Butrintin

  • 1 day ago
  • 1 min read

Devolli nuk ka mundur të shmangë humbjen në ndeshjen e kësaj jave në transfertë ndaj Butrintit. Ekipi i Devollit ka luajtur pa tre mungesa shumë të rëndësishme: Porjeri Beqiri, Kapllani dhe Beccka.


Minutat e para të ndeshjes ishin të ekuilibruara, por në minutën e 27-të vendasit fituan një penallti, të cilën Merkuri e shfrytëzoi për të shënuar golin e parë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.


Në pjesën e dytë, Culli dyfishoi rezultatin në minutën e 52-të, ndërsa shënoi edhe golin e tretë në minutën e 75-të, duke vulosur fitoren e Butrintit.


Pas kësaj humbjeje, Devolli renditet tani në vendin e tetë dhe duhet të përgatitet për sfidën e javës së ardhshme në fushën e vet për të kërkuar rikthimin në fitore.

"KORCA BOOM"


bottom of page