Dielli "dominon" Shqipërinë/ Moti pritet të ketë 'surpriza' në këto zona, njihuni me kushtet atmosferike për këtë të diel
- 4 hours ago
- 1 min read
Moti këtë të dielë do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje të izoluara në disa zona malore.
Sipas parashikimit, moti do të jetë i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat qendrore. Në veri dhe lindje priten vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë kalimtare.
Në Alpe dhe në verilindje parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët, të shoqëruara në disa zona me shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Ndërkohë, në zonat malore të juglindjes dhe jugut priten reshje të izoluara shiu, afatshkurtra dhe në formën e pikave. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen reshje.
“KORÇA BOOM”













