Dominim korçar në Kavajë: Bedulla dhe Demiri në podium
- 11 hours ago
- 1 min read
Çiklistët korçarë vijojnë të shkëlqejnë në garat kombëtare, duke u ngjitur rregullisht në podiumet e më të mirëve. Sukseset e tyre të fundit u konfirmuan edhe në garën e zhvilluar në Kavajë, me rastin e 26 Marsit.
Në këtë aktivitet, Markelian Bedulla arriti të renditet në vendin e dytë në kategorinë junior, duke treguar formë të shkëlqyer. Po ashtu, në të njëjtin pozicion për kategorinë kadetë u rendit edhe çiklisti tjetër korçar, Nedion Demiri.
Këto rezultate janë një dëshmi e punës së palodhur që po bëhet në ekipin e Skënderbeu Korçë, nën drejtimin e trajnerit Renato Telha dhe me mbështetjen e presidentit Leonard Bejko.
Gara u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë, ku përveç sportistëve nga Shqipëria, morën pjesë edhe çiklistë nga Kosova, duke e bërë konkurrencën edhe më të fortë.
“KORÇA BOOM”
















