Dua Lipa padi 15 milionë dollarë kundër Samsung
- 9 hours ago
- 1 min read
Ylli i popit, Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke pretenduar se prodhuesi i elektronikës përdori imazhin e saj për të shitur televizorë pa e paguar dhe pa leje.
Sipas padisë, të paraqitur të premten, Samsung përdori imazhin e Lipës në paketimin prej kartoni të televizorëve të saj duke filluar nga viti i kaluar.
Kur Lipa u njoftua për këtë, ajo kërkoi që kompania të ndalonte përdorimin e imazhit të saj.
Padia pretendon se kompania ishte "mospërfillëse dhe e pandjeshme" dhe e refuzoi kërkesën./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















