Dy dorëheqje brenda 48 orësh, rikthehet në detyrë zyrtari i njohur
- 2 days ago
- 1 min read
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, një ditë pas largimit të Anuela Ristanit nga posti i nënkryetares së bashkisë.
Pas dorëheqjes së Hoxhës, në krye të Sekretariatit të Përgjithshëm është rikthyer Alban Dokushi, i cili më herët e ka mbajtur këtë detyrë.
Sipas informacioneve, vendimi për komandimin e Dokushit është firmosur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Rikthimi i Dokushit në detyrë vjen pas një vendimi të Gjykatës Administrative, e cila ka vendosur rikthimin e tij në detyrë.
Lëvizjet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës vijnë në një hark kohor prej dy ditësh, pas dorëheqjes së Anuela Ristanit dhe tashmë të Eldi Hoxhës nga funksionet që mbanin në administratën bashkiake.
“KORÇA BOOM”
















