Dy emra në garë, Pogradeci nis zgjedhjet për drejtuesin e degës së PD
- 2 hours ago
- 1 min read
Rreth 1000 antarë të Partisë Demokratike të degës së Pogradecit do ti drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të kësaj dege. Dy emra janë në garë ai i Kasem Gallës ndër antarët e vjetër dhe ndër themeluesit e degës së PD i cili e ka mbajtur më herët drejtimin e kësaj dege dhe rikandidon sërish për të marrë drejtimi ne saj.
Oligert Muçllari me profesion financier i ardhur më herët nga rradhët e FRPD dhe që aktualisht është kryetar i komanduar i degës dhe që synon të marrë tashmë një mandat të plotë për të vijuar drejtimin e PD Pogradec e për ta udhëhequr më pas në zgjedhjet lokale të 2017-ës.
Sipas të dhënave anëtarët që kanë emrin në lista do të mund të votojnë përmes kartës ID, ndërsa ata që nuk kanë emrin në listë për arsye të ndryshme mund të votojnë përmes kartës së antarësisë në PD.
Zgjedhja për kryetarin e degës nisi si proces në orën 8:00 të paradites deri në orën 17:00
Në zgjedhjet e fundit që janë zhvilluar për kryetar të kësaj dege kanë marrë pjesë rreth 800 anëtarë ose 80% e tyre.
Mbetet për tu parë se si do të jetë ditën e nesërme pjesëmarrja për të zgjedhur drejtuesin e ri./ OraNews
"KORÇA BOOM"
















