top of page

Dy humbën jetën pas një sulmi me armë pranë aeroportit

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 03:45, kur një person i armatosur hyri në ambient dhe qëlloi mbi viktimat. Të dy humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.


Autoritetet bëjnë të ditur se autori u largua menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar për kapjen e tij.


Policia paralajmëron qytetarët që të shmangin zonën dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page