top of page

Dëborë për festat e fundvit? Ja çfarë thotë meteorologia e njohur: Pas datës 20 prisni…

Dec 10, 2025
1 min read

Meteorologia Tanja Porja tha se pjesa më e madhe e dhjetorit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me temperatura mbi mesataren e sezonit dhe mungesë reshjesh deri në datat 17–18 dhjetor.


Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti. Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C.


Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës 17–18 pritet një ndryshim gradual.


Aktivizimi i vërtetë i atmosferës mund të ndodhë në 10-ditëshin e fundit të dhjetorit, periudhë që përkon edhe me festat e fundvitit.  Meteorologia la të hapur mundësinë për reshje shiu dhe dëbore rreth datave 20–24, megjithëse theksoi se është ende herët për një parashikim të saktë për natën e Krishtlindjes dhe ndërrimin e viteve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page