Dëmtimet dhe gabimet fundosin Devollin përballë Partizanit B
- 16 hours ago
- 2 min read
Devolli - Partizani B 1-6
Shënues: Hasaj 81'/ Gjuzi 18’, Goga 19’, Ndrejaj 30’, Gudjufi 34', Hidri 68', Mando 88')
Jashtë çdo parashikimi, KF Devolli ka pësuar një humbje të thellë në fushën e vet përballë Partizani B, në një ndeshje që nisi mirë për vendasit, por përfundoi me dominimin e plotë të miqve.
Devollinjtë e filluan takimin me ritëm të lartë, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi në minutat e para. Megjithatë, dy gabime në mbrojtje u kushtuan shtrenjtë. Brenda një minute, në të 18-ën dhe 19-ën, Gjuzit dhe Gogës realizuan dy gola të shpejtë, duke i dhënë një goditje të fortë moralit të vendasve.
Situata u përkeqësua edhe më shumë për Devollin për shkak të fatit të keq. Dy nga lojtarët kryesorë, Çuko dhe Becka, u detyruan të lënë fushën brenda 15 minutave të para për shkak dëmtimi, duke prishur planet e trajnerit dhe balancën e skuadrës.
Para mbylljes së pjesës së parë, Gudjufi shënoi edhe golin e tretë, duke e çuar rezultatin në një diferencë të thellë dhe duke i dhënë qetësi Partizanit B.
Në pjesën e dytë, pavarësisht përpjekjeve të Devollit për të reaguar, miqtë shfrytëzuan hapësirat dhe shënuan edhe tre gola të tjerë me anë të Hodrit dhe Mandos, duke vulosur një fitore të thellë dhe bindëse.
Goli i vetëm për vendasit erdhi nga Hasa, i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke i dhënë të paktën një moment duartrokitjeje tifozëve vendas.
Pas kësaj humbjeje, Devolli mbetet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Partizani B forcon pozitat në vendin e tretë të renditjes me 27 pikë, duke konfirmuar objektivat e larta për këtë sezon.
"KORCA BOOM"



















