Pogradeci fiton 2-0, Staniç hero me penallti të pritur në minutën e 95′
- 12 hours ago
- 1 min read
Pogradeci - Burreli 2-0
Shënues: Preknicaj 11', Ogunleye 47'
Fitore e pastër për KS Pogradeci që mposhti 2-0 KS Burreli, në një sfidë ku vendasit treguan siguri dhe menaxhim të mirë të lojës.
Pogradecarët kaluan në avantazh në minutën e 12′ me anë të Preknicaj, i cili zhbllokoi takimin dhe i dha qetësi skuadrës. Në nisje të pjesës së dytë, në minutën e 46′, Ogunleje dyfishoi shifrat, duke e vënë ndeshjen në kontroll të plotë të vendasve.
Momenti më dramatik erdhi në minutën e 95′, kur portieri Staniç u bë protagonist duke pritur penalltinë e goditur nga Hoti, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke vulosur fitoren 2-0.
Nga ana tjetër, KF Iliria triumfoi 2-1 ndaj KS Lushnja në një përballje mjaft të luftuar.
Iliria shënoi dy herë brenda pjesës së parë me Santin në minutën e 34′ dhe Mavangën në të 43′, duke krijuar epërsi të rëndësishme. Në pjesën e dytë, Lushnja reagoi me golin e Peqinit në minutën e 61′, por pa arritur të ndryshojë fatin e sfidës.
"KORCA BOOM"



















