Tirana triumfon 1-3 ndaj Skënderbeut
- 6 minutes ago
- 1 min read
Në përballjen mes Skënderbeu dhe KS Tirana, miket nga kryeqyteti triumfuan me rezultatin 1-3 në sete.
Ndeshja nisi mjaft e ekuilibruar, me setin e parë që u vendos vetëm në pikët shtesë, ku Tirana fitoi 25-27. Në setin e dytë, bardheblutë ruajtën ritmin dhe u treguan më të saktë në momentet vendimtare, duke e mbyllur 20-25.
Reagimi i Skënderbeut erdhi në setin e tretë, ku vendasit dominuan lojën dhe fituan bindshëm 25-17, duke rihapur takimin. Megjithatë, në setin e katërt Tirana riktheu kontrollin total, duke mos lënë hapësira për surpriza dhe duke e mbyllur 12-25, për të vulosur fitoren 1-3.
Një sfidë me ritëm dhe emocione, ku Tirana konfirmoi forcën, ndërsa Skënderbeu tregoi se mund të rivalizojë, por i mungoi vazhdimësia.
"KORCA BOOM"
















