Saleh Nasr “xhevahiri” i Skënderbeut/ Tripletë dhe e meritoi topin ta merrte në shtëpi
- 14 hours ago
- 1 min read
Edhe njëherë tjetër te Skënderbeu në skenë del emri i Saleh Nasr. Egjiptiani që në fakt nuk e merriton të luajë në këtë kategori ku luan, duket se është zbulimi i Skënderbeut dhe lojtari që bën diferencën në kategorinë e parë.
Ditën e djeshme shënoi një tjetër tregolësh duke marrë prfundimisht topin në shtëpi dhe duke treguar se Skënderbeu ka vetëm një lojtar që mund të marrë për dore skuadrën dhe ai vjen nga Egjipti me emrin Nasr.
Kur mungon Saleh sigurisht që Skënderbeu e ka të vështirë të shënojë, ndërsa kur është Saleh në fushë, skuadra është e sigurtë dhe golat nuk mungojnë thuajse asnjëherë.
Jo më kot së bashku me Marko Alia, Saleh Nasr vlen shumë dhe Skënderbeu këtë “xhevahir” kërkon që ta mbajë edhe në superligë, gjithmonë nëse në qershor skuadrat e huaja nuk arrijnë ta rrëmbejnë.
Me tre golat e djeshëm dhe me golin e tretë, atë gol europian që shënoi, Saleh Nasr është i pari te Skënderbeu dhe tani të gjithë duhet ti falen këtij lojtari, sepse e meriton të quhet më i miri.
“KORÇA BOOM”



















