Ngjarje e rëndë në fushë: Hapet zj*rr ndaj gjyqtarit pas ndeshjes
- 4 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ekuador, ku një gjyqtar futbolli është vrarë me armë zjarri menjëherë pas një ndeshjeje amatore, duke shkaktuar tronditje në komunitetin sportiv lokal.
Viktima është identifikuar si 48-vjeçari Javier Ortega. Sipas mediave lokale, sulmi ka ndodhur të dielën në qytetin Pasaje, në provincën El Oro, përpara dhjetëra personave të pranishëm në fushë.
Dëshmitarë kanë deklaruar se persona të armatosur iu afruan gjyqtarit gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe më pas hapën zjarr ndaj tij. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, Ortega u shpall i vdekur në vend.
Ndeshja u ndërpre menjëherë, ndërsa lojtarët dhe spektatorët u larguan për arsye sigurie.
Autoritetet ekuadoriane kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një hetim penal për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila po trajtohet si vrasje e qëllimshme. Po ashtu, policia po analizon pamje dhe po merr në pyetje dëshmitarët për identifikimin e autorëve.
Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë në aktivitetet sportive në vend, i cili prej kohësh përballet me nivele të larta të dhunës kriminale.
“KORÇA BOOM”
















