top of page

Sazan Guri ngre alarmin: Ku ndodhet Altin Goxhaj?

  • 35 minutes ago
  • 1 min read

Ambientalisti Sazan Guri ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke pretenduar se avokati Altin Goxhaj është ndaluar nga persona që janë prezantuar si punonjës policie.


Sipas tij, personat në fjalë nuk kanë qenë me uniformë, ndërsa ai shton se deri në momentin e reagimit nuk ka pasur informacion zyrtar nga komisariatet e Tiranës për vendndodhjen e Goxhajt.


Ndërkohë, edhe persona të afërt me avokatin janë shprehur se nuk kanë dijeni për situatën, duke ngritur shqetësime për atë që mund të ketë ndodhur.


Nga ana tjetër, burime jo zyrtare bëjnë me dije se Altin Goxhaj mund të ndodhet në ambientet e një komisariati në Tiranë, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.


Policia e Shtetit pritet të japë një reagim për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

“KORÇA BOOM”


bottom of page