top of page

Trishtim në Maliq: Mësuesi gjendet pa jetë pas përfundimit të mësimit

  • 30 minutes ago
  • 1 min read

Një person ka ndërruar jetë në zonën e Maliqit, në fshatin Marjan, duke shkaktuar trishtim në komunitetin lokal.


Sipas informacioneve paraprake, viktima, një mësues me inicialet A.B. nga rrethi i Devollit, i cili ushtronte profesionin në shkollën e fshatit, është gjetur pa shenja jete në rrugë, pas përfundimit të procesit mësimor.


Dyshohet se ai ka pësuar një problem shëndetësor të menjëhershëm, ndërsa ishte duke u drejtuar drejt automjetit të tij.


Trupi i pajetë pritet të transportohet në morgun e spitalit të Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia po vijon procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page