top of page

Skënderbeu i pandalshëm, “rrëzon” Tiranën dhe fluturon drejt finales

  • 2 hours ago
  • 1 min read

KF Skënderbeu në volejboll për meshkuj vazhdon ecurinë mbresëlënëse, duke triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj KF Tirana dhe duke siguruar me meritë një vend në finalen e madhe.


Me një paraqitje bindëse, skuadra tregoi forcë, karakter dhe kontroll të plotë në fushë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fazë vendimtare të sezonit.


Ekipi korçar tashmë është vetëm një hap larg trofeut, me objektivin e qartë për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.


Urime lojtarëve për këtë arritje, ndërsa vëmendja tashmë është e gjitha te finalja e madhe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page