top of page

“Është nxehur puna!” – Çfarë po ndodh mes Gimbos dhe Selin?

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Që prej mbrëmjes së djeshme, dinamika në “Big Brother VIP Albania” ka ndryshuar, pasi Gimbo, i cili ndodhej në “shpellë”, ka kaluar në shtëpi pas vendimit të marrë nga produksioni. Megjithatë, komunikimi mes tij dhe Selin vazhdon ende përmes derës së “shpellës”, duke krijuar momente të veçanta dhe mjaft të komentuara nga publiku.


Gjatë ditës së sotme, Gimbo është afruar pranë derës për të biseduar me Selin, ku e pranishme ishte edhe Mateo. Mes tyre nuk munguan batutat, ngacmimet dhe deklaratat me nota humori, por edhe fjalë që u interpretuan si shenja afrimiteti.


Në një moment, Gimbo u shpreh me humor: “Kjo domethënë se këtu është nxehur puna”, ndërsa më pas e pyeti Selin për gishtin e tij, duke thënë: “Si po duket ky gishti im?”. Selin iu përgjigj me të qeshur: “Po duket shumë keq, kështu që unë po e fsheh që të mos e shikojë njeri.”


Një tjetër moment gazmor ndodhi kur Selin tha me shaka se Mateo i kishte derdhur kafen, gjë që solli reagimin e Gimbos: “O Mateo, Zoti ta ktheftë.” Më pas ai shtoi me batutë: “Siç ke derdhë ti kafen, ashtu tu derdhtë dhe ty”, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve. Mateo reagoi me humor duke thënë: “A përmendet Zoti për derdhje kafe?”


Këto momente spontane dhe dialogët plot batuta kanë shtuar edhe më shumë interesin e publikut për raportin mes banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë si do të evoluojë dinamika mes Gimbos dhe Selin në ditët në vijim.

"KORCA BOOM"


bottom of page