Banori i ri ia thotë troç Selinës: Miri ka epsh për ty, ja pse e urren Gimbon
- 3 hours ago
- 1 min read
Shëndrit Lumi, i cili iu bashkua së fundmi shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka nisur të komentojë marrëdhëniet mes banorëve. Në një bisedë me Selinën, ai u ndal te qëndrimi i Mirit ndaj Gimbos dhe arsyet që sipas tij ndikojnë në këtë raport.
Lumi vlerësoi se distanca që Miri mban ndaj Gimbos lidhet me xhelozinë dhe me kufizimet personale që ai ka jashtë shtëpisë. Sipas tij, Miri ndodhet në një situatë ku nuk mund të shprehë lirshëm ndjenjat, për shkak të angazhimeve familjare.
Ai theksoi se Selina ndikon drejtpërdrejt në këtë situatë, pasi sipas tij, ajo nxit një reagim emocional te Miri. Në këtë kontekst, ai argumentoi se qëndrimi i ashpër i Mirit ndaj Gimbos buron nga fakti që ky i fundit vepron më lirshëm në raport me Selinën.
“Selini, literalisht ja ushqen epshin emocional Mirit. Tash Miri është shumë i kryqëzum se s’mundet me i shpreh ndjenjat e veta se e ka dikë jashtë, e ka një grua, i ka disa fëmijë…
Edhe çka ban? E urren Gimbon ose tregon mosdashje ndaj tij. Pse? Se ai nuk mundet ato që mundet me i shpreh Gimbo.”, i tha gazetari-banores./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















