Big Brother VIP 5: Momenti që emocionoi publikun, Mateo shpreh dashurinë...
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Një moment romantik dhe plot emocion u regjistrua në Prime-n e së martës në “Big Brother VIP 5”.
Mateo vendosi të surprizojë Brikenën me një poezi të dedikuar në italisht, duke krijuar një nga çastet më të ndjera të mbrëmjes. Dy banorët, të cilët prej ditësh kanë treguar afrimitet me njëri-tjetrin, u përqafuan në fund të recitimit, mes duartrokitjeve dhe reagimeve të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Në vargjet e tij, Mateo shprehu ndjenjat dhe pasiguritë që po përjeton:
“Filloi gjithçka si të ishte lojë,
Fillova të afrohem pak nga pak,
Edhe për mua është e vështirë…
Po di që kur të shoh në sy,
Më ikën mendja fare.
Edhe pse heshtjet e tua thonë shumë,
Di që në sytë e tu shoh botën…
Po nuk kam frikë të shprehem,
Edhe pse për dashurinë,
që nuk përjetova kurrë, do të shkruaj.”
Momenti u konsiderua nga publiku si një hap i rëndësishëm në raportin mes dy banorëve, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin për mënyrën se si do të vijojë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
"KORCA BOOM"
















