Humbje me polemika, Elbasani kundërshton 11-metërshin ndaj Partizanit
top of page

Humbje me polemika, Elbasani kundërshton 11-metërshin ndaj Partizanit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Elbasani është mposhtur 0-1 nga Partizani në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës, në një përballje të vendosur nga një penallti e shndërruar në gol nga Skuka në minutat e fundit të takimit.


Sfida, e luftuar deri në fund nga të dyja skuadrat, u zhbllokua vetëm në çastet përmbyllëse, kur gjyqtari akordoi 11-metërsh në favor të Partizanit. Nga pika e bardhë, Skuka u tregua i saktë, duke i dhënë avantazhin minimal ekipit të tij përpara ndeshjes së kthimit.


Pas përfundimit të takimit, klubi i Elbasanit reagoi përmes një komunikate zyrtare, duke kundërshtuar vendimin e arbitrit dhe duke e cilësuar penalltinë si të diskutueshme. Sipas drejtuesve të klubit, ky është rasti i katërt që nga muaji janar kur ndaj skuadrës së tyre akordohet një penallti që, sipas tyre, ka qenë tepër e debatueshme.


“Si klub, ndihemi të cenuar nga vendime të përsëritura, shumë të diskutueshme dhe jo korrekte të arbitrave, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve tona”, thuhet në reagimin zyrtar të Elbasanit.


Klubi i ka bërë thirrje Kolegjiumit të Arbitrave dhe trupës së gjyqtarëve që të tregojnë profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet në vendimmarrje, duke theksuar se drejtësia sportive dhe respekti për garën duhet të jenë parësore.


Ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për fatet e kualifikimit, ndërsa polemikat për arbitrimin kanë shtuar tensionin mes palëve.

"KORCA BOOM"


bottom of page