Skënderbeu në fazën e tretë: Ku dhe me kë do të luajë
top of page

Skënderbeu në fazën e tretë: Ku dhe me kë do të luajë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Duhet edhe një ndeshje që të mbyllet faza e dytë e Kategorisë së Parë. Natyrisht, pavarësisht se si të vendoset ndeshja e fundit, ekipi i Skënderbeut është në vendin e parë dhe tani mund të përcaktojmë edhe ndeshjet sipas formulës.


Kështu, faza e tretë nis me ekipin që është në vendin e 12, që do të thotë me Kukësin në Korçë, dhe më pas në Gjirokastër me ekipin e Luftëtarit.


Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se ku do të luhet ndeshja me ekipin e vendit të tretë, që mund të jetë Pogradeci ose Laçi. Ndeshja do të luhet në Korçë, ku do të përballen vendi i dytë në fushën e korçarëve dhe vendi i tretë në transfertë. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në dy javët e fundit.


Gjithashtu, tërheq vëmendjen fakti që me ekipet e Ilirisë dhe Kastriotit do të luhet gjithashtu në Korçë.


Skënderbeu në tabelën e mëposhtme është me numrin 1.


"KORCA BOOM"


bottom of page