Mirupafshim Korçë! Lojtari nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut
top of page

Mirupafshim Korçë! Lojtari nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Situata e katër futbollistëve të Skënderbeut, të cilët për shkak të problemeve me vizat nuk arritën të ishin në kohën e duhur pranë ekipit, është kthyer në një temë me mjaft diskutime ditët e fundit.


Megjithatë, siç është njoftuar edhe më herët, dy prej tyre janë bashkuar tashmë me grupin. Bëhet fjalë për Saleh Nasr dhe Baba Musa, të cilët janë vënë nën urdhrat e stafit teknik dhe pritet të jenë pjesë e planeve të trajnerit.


Ndërkohë, mësohet se Luka Vaskes nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Sipas informacioneve, ka qenë vetë futbollisti që ka kërkuar zgjidhjen e bashkëpunimit, duke njoftuar klubin se për arsye personale dhe familjare nuk do të vazhdojë me ekipin korçar.


Pritet edhe një reagim zyrtar nga ana e klubit për të sqaruar përfundimisht situatën.


Sa i përket Randit, ka shumë gjasa që ai t’i bashkohet grupit gjatë kësaj jave, duke plotësuar kështu kontingjentin e afrimeve të pritshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page