Skënderbeu-Apolonia të shtunën/ STATISTIKA të frikshme: Apolonia në 30 vjet vetëm 1 herë e ka mundur Skënderbeun në Korçë!,
top of page

Skënderbeu-Apolonia të shtunën/ STATISTIKA të frikshme: Apolonia në 30 vjet vetëm 1 herë e ka mundur Skënderbeun në Korçë!,

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Të shtunën në orën 16:30 Skënderbeu do të presë Apoloninë në stadiumin “Skënderbeu” në ndeshjen e fundit të fazës së dytë, ndërkohë që në këto momente sjellim dhe statistikat e përballjeve mes tyre në Korçë.


Statistikat e përballjeve Skënderbeu-Apolonia të paktën në 30 vitet e fundit janë të frikshme në favor të Skënderbeut. Kjo pasi fierakët numërojnë vetëm 1 fitore në stadiumin juglindor, ndërkohë që më poshtë po sjellim të paktën 12 përballjet e fundit në Korçë, nga viti 1999 deri më sot.


Dhe, Skënderbeu në 12 ndeshje të luajtura numëron 8 fitore, 3 përballje janë mbyllur në barazim dhe vetëm 1 herë ka fituar Apolonia.


Madje, në kaq ndeshje të luajtura Skënderbeu shënon fitore të thellë, si 7-0, apo 6-0. Hera e fundit që Apolonia ka fituar në stadiumin “Skënderbeu” ka qenë në vitin e largët 2009, teksa fitonte 2-3. Të tre barazimet që janë arritur kanë qenë 1-1 dhe kjo tregon se historikisht përballja Skënderbeu-Apolonia prodhon gola.


Tashmë është radha e së shtunës, ku Skënderbeu sigurisht do të kërkojë fitoren për ta mbyllur denjësisht fazën e dytë dhe për të ruajtur kreun në prag të fazës së tretë. 

 

12 përballjet e fundit në stadiumin “Skënderbeu”

31.03.2023 Skënderbeu-Apolonia 4-1

17.05.2021 Skënderbeu-Apolonia 2-0

24.01.2021 Skënderbeu-Apolonia 1-1

18.04.2015 Skënderbeu-Apolonia 1-0

23.11.2014 Skënderbeu-Apolonia 6-0

31.08.2012 Skënderbeu-Apolonia 2-0

05.05.2012 Skënderbeu-Apolonia 2-0

21.04.2010 Skënderbeu-Apolonia 1-1

04.10.2009 Skënderbeu-Apolonia 2-3

21.10.2000 Skënderbeu-Apolonia 1-1

24.05.2000 Skënderbeu-Apolonia 7-0

01.05.1999 Skënderbeu-Apolonia 2-0

“KORÇA BOOM”


bottom of page