top of page

Era e fortë përmbys kamionin në Korçë–Kapshticë, momenti i frikshëm në rrugë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë–Kapshticë, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ku një mjet i tonazhit të rëndë është përmbysur si pasojë e erës së fortë dhe është përplasur me një automjet tjetër.


Sipas informacioneve paraprake nga policia, kamioni po udhëtonte nga Korça në drejtim të pikës kufitare të Kapshticës. Vetëm pak kilometra pas fshatit Belorta, në afërsi të kryqëzimit të Plasës, mjeti është përmbysur për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, kryesisht erës së fortë që ka përfshirë zonën.


Si pasojë e përmbysjes, kamioni është përplasur me një automjet të vogël që po lëvizte nga Kapshtica drejt Korçës, duke rrezikuar drejtuesin e tij.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve.


Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në kushte të motit me erë të fortë.

"KORCA BOOM"


bottom of page