top of page

Motomjeti goditet nga taksia, policia dhe ambulanca në vendngjarje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik.


Një automjet taksi ka përplasur një motomjet, ku si pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit. Nga pamjet e siguruara duket se pas aksidentit, taksia është përplasur me murin pranë vendit të ngjarjes.


Aksidenti ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar, ndërsa ambulanca nuk ka mundur të arrijë menjëherë për të marrë të plagosurin, për shkak të bllokimit të rrugës.


Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për hetimin e shkakut të aksidentit dhe për menaxhimin e trafikut.

"KORCA BOOM"


bottom of page