top of page

Java e 22-të prodhon drama dhe gola, kush do të triumfojë në fund?

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Java e 22-të e Kategoria e Parë prodhoi ndeshje të forta dhe shumë gola, duke konfirmuar garën e ashpër për objektivat kryesore të sezonit.


Skënderbeu riktheu suksesin me një fitore të ngushtë 3-2 ndaj Apolonia Fier, duke ruajtur vendin e parë në tabelë me 51 pikë, pas barazimit të javës së kaluar. Ndeshja ishte e ekuilibruar, por vendasit arritën të menaxhonin momentet vendimtare dhe të siguronin tre pikë të çmuara.


Laçi vazhdoi formën e jashtëzakonshme, duke mposhtur 2-1 Besa Kavajë dhe regjistruar fitoren e tetë radhazi. Bardhezinjtë shkuan në 48 pikë dhe mbajnë presionin maksimal ndaj kryesuesve të tabelës.


Në vendin e tretë ndodhet KS Pogradeci-0 ndaj KS Burreli, duke ngjitur kuotën e 43 pikëve dhe duke mbetur një pretendent serioz për objektivat madhorë të sezonit.


Në sfidat e tjera, AF Luftëtari mposhti 2-1 KS Kastrioti, ndërsa FK Kukësi shënoi një fitore spektakolare 4-2 ndaj Korabi Peshkopi.


Për më tepër, KF Iliria mposhti 2-1 KS Lushnja, duke marrë një fitore të rëndësishme që e afron më shumë drejt objektivave të saj sezonalë.


Java e 22-të konfirmoi se garës për kreun nuk i ka ardhur fundi, ndërsa secila fitore apo humbje mund të ndryshojë ndjeshëm renditjen për vendet kryesore.


JAVA 22

E Shtunë (DJE)

Laçi – Besa 2-1

Luftëtari – Kastrioti 2-1

Kukësi – Korabi 4-2

Skënderbeu – Apolonia 3-2


E Diel (SOT)

Pogradeci – Burreli 2-0

Iliria – Lushnja 2-1

"KORCA BOOM"


bottom of page