Kryeministri Rama lëviz në rradhët e brendshme, kush do ta zëvendësojë Ballukun?
- 8 hours ago
- 1 min read
Një seri ndryshimesh të rëndësishme u regjistruan në stafin më të afërt të Kryeministrit Edi Rama, pas krizës politike dhe juridike që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Engjëll Agaci largohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, detyrë që i besohet Elsonida Rama, ndërsa Vilma Guri merr postin e Shefes së Kabinetit.
Në skenën politike, diskutohet rikonfigurimi i postit të zëvendëskryeministrit dhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me emra të përfolur si Delina Ibrahimaj dhe Ervin Demo.
Qëllimi është ndarja e detyrave dhe krijimi i një balancë më funksionale brenda kabinetit.
Ndërkohë, zhvillimet e mëtejshme priten nga Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit ndaj Belinda Balluku. Lëvizjet e fundit shihen si përpjekje e Kryeministrit për të ruajtur kontrollin politik dhe stabilitetin institucional.
"KORCA BOOM"



















