top of page

Çfarë ndodhi mes Mirit dhe Ilir Vrenozit pas BBV?! Monika Kryemadhi tregon “përplasjen” mes ish-banorëve

  • Apr 24
  • 1 min read

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në një intervistë sot në emisionin “Breaking”, ku ka folur për “Big Brother Vip”.


Mes të tjerash, ajo ka sqaruar edhe konfliktin e përfolur mes Ilir Vrenozit dhe Mirit, duke thënë se ishte thjesht një përplasje e momentit.


“Ne nuk e kuptuam çfarë ndodhi. Ishim mirë e bukur duke bërë muhabet kur në një moment Vrenozi shpërtheu. Mendoj që Miri duke bërë batuta që jo të gjithë i kuptojnë, u krijua një situatë e ngarkuar emocionalisht.


U përdor zhargoni i fjalorit të përditshëm. Nuk u kuptua çfarë ndodhi por ishte një e bërtitur e madhe dhe më pas u qetësuan të gjithë.”– tregoi ajo.

“KORÇA BOOM”


bottom of page