Lajmi i fundit: Përplasje e rëndë mes dy automjeteve, një i vd*kur dhe një i pl*gosur
- 7 minutes ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor që lidh Elbasan me Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës, pranë një servisi makinash.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Volkswagen Caddy”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje, duke e bërë këtë një aksident tragjik.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Deri më tani, nuk ka ende informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”













