top of page

“Vlon” Korça, gara brenda PS ndez rivalitetin për karrigen e bashkisë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gara brenda Partia Socialiste e Shqipërisë në Korçë ka nisur të marrë formë, teksa afrojnë zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Sinjalet e para tregojnë për një garë të fortë dhe me shumë kandidatura, ku disa emra kanë nisur të lakohen në mënyrë jozyrtare.


Një fakt tashmë i qartë është se kryetari aktual i bashkisë, Sotiraq Filo, nuk mund të rikandidojë, për shkak të kufizimit ligjor të mandateve, pasi ka përmbushur më shumë se dy të tilla.


Në këtë situatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se mes emrave të përfolur është ai i Petrika Tollkuçi. Një tjetër mundësi që po diskutohet është edhe kandidimi i deputetit Ilir Pendavinji, i cili mund të synojë drejtimin e bashkisë për katër vitet e ardhshme.


Po ashtu, në listën e emrave të përfolur përfshihet edhe ish-deputetja Eni Zake, e cila aktualisht nuk mban mandat, por mbetet një figurë e njohur në skenën politike lokale.


Ndërkohë, në garë përfliten edhe emra surprizë dhe jo domosdoshmërisht të profilit klasik partiak, si ish-prefekti Nertil Jole dhe Ardit Konomi.


Me një listë të gjatë dhe ambicie të shumta, pritet që në vijim të qartësohet se cili prej këtyre emrave do të marrë mbështetjen zyrtare për të kandiduar në zgjedhjet vendore në Korçë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page