top of page

E kthyen kafenenë në “fole” dr*ge, babë e bir bien në prangat e policisë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Dy shtetas me origjinë shqiptare, babë e bir, janë arrestuar në Selanik, nën akuzën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike përmes një lokali që ata administronin.


Sipas mediave greke dhe burimeve policore, të arrestuarit janë të moshave 60 dhe 33 vjeç. Ata dyshohet se përdornin një kafene si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm, duke shpërndarë kokainë në doza të vogla tek klientët.


Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit, policia greke ka sekuestruar dhjetë pako me kokainë, me peshë totale rreth 10.49 gramë, të cilat ishin fshehur në një hapësirë të posaçme të maskuar. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 1,320 euro, dy telefona celularë dhe një shufër metalike e palosshme.


Operacioni ka vijuar më tej edhe në banesën e tyre, ku në prani të autoriteteve gjyqësore dhe me ndihmën e një qeni antidrogë, janë zbuluar edhe tre pako të tjera me kokainë, me peshë rreth 2.95 gramë.


Autoritetet greke bëjnë me dije se ndaj tyre është ngritur çështje penale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dyshohen si pjesë e një rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së drogës në zonë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page