top of page

E DIELË AKSIDENTESH/ Motoçikleta del nga rruga, 47-vjeçari pl*goset rëndë, dërgohet me urgjencë në Trauma

  • 6 days ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Fier i Ri–Ngurrëz”, ku një motomjet ka dalë nga rruga.


Sipas njoftimit të Policisë, motomjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale E. T., 47 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka pësuar dëmtime të rënda.


I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Njoftimi:


Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga.


Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.


Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtyre aksidenteve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page